Çitaku: 21 vite më parë, mbi 1 milion kosovarë u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre

E publikuar: 20/06/2020 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Instagram ka kujtuar kohën kur kosovarët u detyruan të braktisnin shtëpitë dhe vendin e tyre, kjo pas gjenocidit nga Serbia 21 vite më parë.

Ajo ka thënë se në ditën e refugjatëve të qëndrojmë pranë refugjatëve, dhe gjendjen e tyre të vështirë dhe të keqe mos ta harrojmë.

“21 vite më parë, mbi 1 milion kosovare u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u dëbuan jashtë vendit të tyre, gjatë spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në Kosovë. Në ditën e refugjatëve të qëndrojmë pranë refugjatëve, dhe gjendjen e tyre të vështirë dhe të keqe mos ta harrojmë”, ka shkruar ajo.