Çita hipën mbi makinë, turistët tmerrohen brenda (Video)

E publikuar: 12/11/2018 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të bësh safari në xhunglën e rrezikshme të Afrikës, duhet të kesh kujdes dhe të jesh me fat.

Si në ngjarjen e ndodhur në Parkun Kombëtar të Serengetit, në Tanzani, ku një grup turistësh, kanë rrezikuar jo pak.

Teksa kishin ndaluar të shikonin një çitë, kjo e fundit ka hipur mbi çatinë e xhipit, ku brenda ndodhej një familje.

Megjithëse këto mace të mëdha të Afrikës nuk njihen për sulme ndaj njerëzve, fëmijët u trembën jo pak.

Në video duket që grupi tmerrohet dhe mbetet pa fjalë, ndërsa çita ulet qetësisht në makinë, me sa duket e lodhur nga vapa.