Çipsin e pokerit të fshehur mes kungujve të skalitur, disa e kanë gjetur edhe për 30 sekonda (Foto)

E publikuar: 10/10/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me festën e Halloweenit që është shumë afër, është shpërndarë edhe një enigmë me këtë temë – vetëm se iu duhet fat për ta gjetur.

E fshehur në mesin e kungujve të skalitur me fytyra të ndryshme, çipsi i pokerit po bëhet shumë i vështirë të gjendet, transmeton Telegrafi.

Fakti që ka ngjyrën e njëjtë portokalli, sikur edhe prapavija e frikshme, këtë e bën pothuajse të pamundur.

Por, disa pretendojnë se e kanë gjetur edhe për shifrën rekorde prej vetëm 30 sekondave.

Enigma brenda rrethit të kuq

Provoni edhe ju aftësitë e juaja në shikim, para se ta shikoni se ku ndodhet i rrethuar me rreth të kuq. / PartyCasino /Telegrafi/