Çiljeta poston një foto me të dashurin futbollist

E publikuar: 30/12/2019 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është përfshirë për një kohë të gjatë në diskutimet për lidhjen e saj me portierin e  njohur, Alban Hoxha.

Ajo asnjëherë nuk ka bërë një deklaratë për raportin e saj me portierin e njohur, por në shumë raste janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por vetëm pak minuta më parë ka qenë Çiljeta ajo që ka publikuar një  foto në profilin e saj, teksa  shihet në një restorant me Albanin.

Ata kanë qenë duke drekuar dhe krahas fotos këngëtarja ka shkruar edhe një zemër.

Çiljeta po e mbyll më mirë se kurrë vititn 2019, për ta nisur sa më mbarë vitin pasardhës.