Cili është stili më i mirë në seks për të mbetur shtatzënë

E publikuar: 09/10/2015 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë kanë stilin e tyre të preferuar kur bëjnë seks. Disa e parapëlqejnë misionarin, disa doddy style. Por kur vjen puna për pozicionet e seksit cilat janë më të efektshme për të mbetur shtatzënë?
Gjatë dy dekadave të fundit problemet e fertilitetit janë rritur në mënyrë dramatike. Një në katër çifte që planifikojnë të kenë fëmijë përballen me probleme konceptuese. Për këtë ka një mori gjëra që mund të ju ndihmojnë si: duke e përmisuar dietën, mos pirja e duhanit, alkoolit.

Por, ekspertja e fertilitetit Dr Marilyn Glenville propozoi se pozicioni mes juve dhe partnerit tuaj gjatë dhe menjëherë pas seksit mund të ndikojë në shanset për të mbetur shtatzënë. E ajo për Daily Mail tha se pozita më e mirë është stili klasik apo i njohur ndryshe misionari( kur mashkulli është mbi femrën).

Arsyeja është se ky pozicion lejon depërtimin e spermës më afër qafës së mitrës. /GazetaExpress/