Cilët popuj i lajnë duart më së paku pas daljes nga tualeti, ja ku renditen kosovarët! (Foto)

E publikuar: 01/02/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjëja e parë që prindërit duhet të mësojnë fëmijët është se pastërtia është gjysma e shëndetit.

Ky mësim në disa vende ka pasur sukses më shumë e në disa tjera më pak.

Duke filluar nga Serbia llogaritet që 83 për qind e popullatës i lajnë duart pas daljes nga tualeti. Edhe  Kosova është futur në këtë përqindje pasi që për serbet është ende pjesë e Serbisë, dhe nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndajë si shtet i pavarur në këtë hulumtim.

Nga vendet tjera të rajonit, boshnjakët dhe rumunët janë më të kujdesshëm në këtë aspekt, ndërkaq me pak nga ata që i lajnë duart janë bullgarët dhe maqedonasit .

Ndërkaq në Evropë nga ata që nuk i lajnë duart pas daljes nga tualeti prijnë spanjollët, francezët, britanikët dhe gjermanët.

Në vendin më të keq në Evropë, e kanë italianët me vetëm 57 për qind të popullatës që lajnë duart pas shkuarjes në tualet.