Cilët janë popujt më inteligjentë?

E publikuar: 12/04/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekip ekspertësh, me në krye psikologun britanik, Richard Lino, politikologun finlandez, Tatu Vanhanen dhe psikologun holandez, Jelt Vichers, kanë bërë një listë të inteligjencës mesatare

Duke përfshirë qytetarë nga 113 vende të botës.

Mediet serbe shkruajnë se në këtë listë dominojnë qytetarët aziatikë. Vendin e parë e zë Singapori, pas të cilit vjen Korea Jugore dhe Japonia. Në Singapor, mesatarja e Kuotientit të Inteligjencës (KI) së është 108, në Korenë Jugore 106, ndërsa në Japoni, 105.

Ndër vendet evropiane, Italia dhe Islanda rezultojnë me popullsinë më inteligjente (102 dhe 101 respektivisht), vende që gjenden në vendin e katërt dhe të pestin.

Përsa u përket vendeve të Ballkanit, më inteligjentë llogariten sllovenët (96), maqedonasit (91), shqiptarët (90), si dhe qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës dhe Kroacisë. Serbët, në bazë të KI-së, janë listuar si popull më pak inteligjent se fqinjët e tyre.