Cilat lloje të kancerit prekin kosovarët më së shumti? Tregon onkologu Kurtishi

E publikuar: 23/05/2018 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet problemet në shëndetësi – dhe për kancerin, në veçanti.
Mjeku onkolog, Ilir Kurtishi, ka treguar se cilat lloje të kancerit prekin kosovarët më së shumti.

Femrat preken më së shumti nga kanceri i gjirit, ka bërë të ditur ai në T7.

Kurtishi ka thënë në “Pressing” se te meshkujt, kanceri i mushkërive është më i rrezikshmi, i ndjekur nga ai i zorrës së trashë.

.

Çdo vit paraqiten 250-300 raste të reja me kancer të mushkërive, ka treguar ai.

Sipas Kurtishit, në mbi 95 për qind të rasteve, pacientët me kancer në mushkëri janë duhanxhinj.

Kurtishi po ashtu ka treguar se në Kosovë shënohen pak raste të kancerit të prostatës.

Megjithatë, ky lloj i kancerit, sipas tij, është më i rrezikshmi në Evropë. /Express/