Cilat biznese po përfitojnë nga kriza e Koronavirus?

E publikuar: 02/04/2020 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karantinimi i shumicës së popullsisë globale ka bërë që shumë biznese me veprimtari të ndryshme të përfitojnë në mënyrë enorme.

Publicisit Enver Robelli, përmes një postimi në Facebook, ka përpiluar një listë të këtyre bizenseve që sipas tij ia kanë pa hajrin Koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

“1.Steam. Platformë e lojërave në internet. Në shkurt kishte 19 milionë lojtarë, në mars 23 milionë
2. Remdesivir. Ilaç kundër viruseve
3. Firmat për prodhimin e rrobave mbrojtëse: Lakeland, Alpha Pro Tech, Hartmann Gruppe
4. Dräger. Prodhues gjerman i respiratorëve
5. Romani “Murtaja” i Albert Camus (Kamy). Në fillim të marsit kjo vepër ishte në listat e bestsellerëve në Itali dhe Francë, tani edhe në Gjermani, ku po shtypen edicioni i 90-të
6. Firmat që prodhojnë letër tualeti
7. Këngët “I Ëill Survive” i Gloria Gaynor nga viti 1978. “You’ll Never Ëalk Alone” nga Gerry & The Pacemakers. “Imagine” i John Lennon” shkruan ai, përcjell Gazeta InFokus.

Tutje ai thotë se për shkak se transporti ajror është reduktuar shumë dhe miliona njerëz punojnë nga shtëpia kjo ka që të bie dukshëm ndotja e ajrit. Interesim për tu informuar sipas Robellit po vërehet në audincën e telvizionit gjerman ARD dhe mediave të tjera.

“9. Në Gjermani lajmet qendrore të 22 marsit në televizionin publik gjerman ARD i kanë përcjellë 30 për qind e shikuesve. Në pjesën e parë të marsit ëebfaqet e mediave mbirajonale si “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung”, “Zeit” kanë shënuar rritje të klikimeve për 38 për qind.
[Sipas të dhënave të “Spiegel”]”, shkruan ai./Gazeta inFokus/