Cikalleshi shkëlqen në Kupë, dy gola fantastik me fanellën e Akhisarit

E publikuar: 07/02/2019 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sokol Cikalleshi është duke shkëlqyer me fanellën e skuadrës turke Akhisar.

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Truqisë përballë Kasimpasas, Cikalleshi ka shënuar dy gola.

Akhisar ka triumfuar me rezultat bindës 3-0 ndaj Kasimpasas në ndeshjen e parë të Kupës.

Goli i parë për kavajasin erdhi në minutën e 41-të kur pas një harkimi nga krahu i djathtë, Cikalleshi u gjend mirë në zonë dhe shënoi me kokë për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Cikalleshi e gjeti edhe njëherë golin.

Kësaj radhe sulmuesi shqiptar u shërbye mirë nga Ceviker dhe shënoi me parabolë përballë portierit mysafir për 2-0.

Cikalleshi ka mundur ta ekzekutoj penalltinë për të shënuar për 3-0, por një gjë të tillë nuk ia mundësoi Josue që e morri përgjegjësin dhe shënoi për 3-0.

Akhisar që është fituesi aktual i Kupës së Turqisë ka marrë një epërsi të madhe nga ndeshja e parë dhe është shumë pranë kalimit në gjysmëfinale. /Telegrafi/