Cikalleshi shënon, Osmanlispor shijon fitoren e parë (Video)

E publikuar: 30/09/2017 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sokol Cikalleshi ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij Osmanlispor për ta shënuar fitoren e parë në kampionat.

U desh të kalojnë shtatë ndeshje për të ardhur tre pikëshi i parë për skuadrën turke që triumfoi 3-0 ndaj Kasimpasas.

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi shënoi golin e dytë në këtë sfidë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ky ishte goli i parë në Superligë për Cikalleshin i cili ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e radhës.

Kujtojmë që Cikalleshi gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Osmanlisporit nga Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/