Cikalleshi shënon golin e parë për Goztepen

E publikuar: 01/11/2018 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sokol Cikalleshi ia ka bërë sefte me gola me skuadrën e tij Goztepe.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në fitoren e thellë të Goztepes në kuadër të Kupës së Turqisë.

Skuadra nga elita e futbollit turk ka triumfuar 4-0 ndaj Cengelkoyspor.

Cikalleshi e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa e ka realizuar golin e tretë në këtë sfidë.

Reprezentuesi shqiptar deri më tani ka luajtur shumë pak vetëm 38 minuta për Goztepen.

Goli për të ishte i mirëseardhur pasi tani pritet aktivizimi i tij edhe në kampionatin turk. /Telegrafi/