Çifti vendoset brenda një valixheje dhe hidhen në lumë, gjendet trupi i burrit, gruaja ende në kërkim

E publikuar: 28/02/2020 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i martuar kinez u lidhën, u vendosën brenda dy valixheve dhe u hodhën në një lumë, ndonëse ishte akoma gjallë, ngjarja ka ndodhur në Tajlandë, njoftoi policia. Trupi i Wang Jun u gjet në një valixhe të zezë që lundronte në lumin Ping, në Kamphaeng Phet, të Tajlandës qendrore.

Ndërkohë që palombarët janë ende në kërkim për gruan e tij, Zhu Bing, 28 vjeçe, e cila gjithashtu dyshohet se është hedhur në lumë me anë të një valixheje. Dyshja së bashku me 13 turistë të tjerë kinezë kishin marrë me qira tre vila në Pattaya, afër Bangkok-ut. Trupi i Wang u gjet nga një peshkatarë i zonës, i cili në fillim kishte menduar se valixhja ishte e mbushur me peshk të kalbur.

“Ishte e vështirë ta hapësh. Por kur pas disa çasteve munda që ta hapja, pashë një urrë të përkulur brena, u frikësova pa masë”, u shpreh peshkatari. Me anë të një njoftimi zyrtar Nënkoloneli i policisë, Jittipol Polponprueksa tha se hetimet kishin nisur në lidhje me ngjarjen dhe se ato ishin duke përgatitur dy fletë arresti.

“Jemi edne duke kërkuar në lumë për trupin e gruas, besojmë që ajo gjithashtu ndodhet brenda një valixheje”, u shpreh nënkoloneli. Pas ekzaminimeve të autopsisë mbi trupin e të ndjerit, rezultoi se ai në momentin që është hedhur në lumë ka qenë i gjallë, por është mbytur nën lumë më pas, në pamundësi për të dalë nga valixhja.

Ndërkaq policia ka mundur që të marrë dëshminë e banorëve të zonës dhe mendohet se janë vendosur në gjurmët e të dyshuarve, por nuk japin informacione të mëtejshme për të ruajtur fshehtësinë e hetimit, shkruajnë mediat e huaja.

/tch/