Çifti rrahen me shpulla në mes të Tiranës (VIDEO)

E publikuar: 29/10/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kujdes me paraqitjen tuaj dhe skenat e pahijshme në publik se ndryshe do të bëheni person publik përmes videove.

Një çift ka zgjedhur ta zgjidhë konfliktin me shtyrje dhe goditje në publik. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve të rastit, kur një prej tyre ka nxjerrë celularin duke i filmuar.

Vajza është ajo e cila nis e para debatin dhe i qëllon djalit me shpullë, ky i fundit pasi nuk duron dot situatën e krijuar reagon duke i qëlluar.

Video është publikuar nga faqja “Jeta osh qef” dhe vjen si një këshillë për t’u menduar mirë para se të bëni skena të pahijshme në publik. Kjo pasi njerëzit kureshtarë në vendin tonë janë të shumtë dhe mund t’iu prishin imazhin.