Çifti i porsamartuar po e prisnin tortën, tërë vëmendje shkoi te i biri tyre që vallëzonte në sfond (Video)

E publikuar: 23/08/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stacey dhe Brian Paterson nga Falkirk i Skocisë, mendonin se mysafirët po i duartrokitnin ata derisa e prisnin tortën – më vonë kuptuan, se gjithçka kishte qenë për të birin e tyre tetëvjeçar që vallëzonte në sfond.

Të porsamartuarit u ndjenë të lumtur që të gjithë po qeshnin dhe i filmonin, u habitën kur kuptuan se vëmendja kishte qenë të Jay, që kryente lëvizjen e njohura si ‘flossing’ që janë popullarizuar së fundmi, transmeton Telegrafi.

“Më në fund, menduam se jemi të rëndësishëm dhe në qendër të vëmendjes, por jo. As në ditën tonë të martesës” ka thënë dhëndri 32-vjeçar.

Megjithatë, ai ndjehet i lumtur që i biri tij arriti të jetë në fokus, gjë për të cilët pretendon se mund të ketë karrierë në rrjetet sociale. /Telegrafi/