Çifti filmohet duke bërë seks në mes të lokalit (Video)

E publikuar: 14/11/2016 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift me sa duket është filmuar duke kryer marrëdhënie në kolltukun e një klubi nate në një video të postuar në rrjet.

Incidenti u regjistrua të shtunën në mbrëmje nga shumë persona me anë të celularëve të tyre, në një lokal mjaft të njohur në Cardiff. Në pamjet e turpshme shihet një grua e hipur mbi një mashkull me fustanin e saj të ngritur mbi bel.

Mes personave që e filmuan skenën, gjendej edhe një grua që po festonte ditëlindjen e një shoku. Ajo e postoi videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “ndodh që kur shkon në një klub të njohur nate, merr më shumë sesa ke paguar”. Siç raporton Daily Mail, akti zgjati për më shumë se 5 minuta dhe të paktën 25 persona ishin të pranishëm duke parë. Madje një vajzë pyeti: “A duhet t’i ndaloj ata?”.

Ajo e preku vajzën mbi shpatull dhe i tha që ka shumë njerëz që po i shohin, por ajo thjesht vazhdoi të bënte atë që kishte nisur. Rojet e sigurisë erdhën, por çifti u tregua i shkathët dhe u largua në kohë.