Çifti bleu shtëpinë 250 mijë euro, pa asnjë ndihmë nga prindërit – para se të bëheshin 21 vjeç (Foto/Video)

E publikuar: 21/04/2018 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i ri ka zbuluar se si ata arritën të blejnë një shtëpi me tri dhoma gjumi me vlerë 250 mijë eurove para se të arrinin moshën 21-vjeçare – pa asnjë ndihmë.

Në të vërtetë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Nathan Doe dhe Tyla Stanworth, nga Newport, Britani të Madhe, kanë thënë se u ngjitën në shkallët e pronës së tyre qershorin e kaluar pa ndonjë ndihmë financiare.

Dhe siç thuhet më tej, ata planifikojnë të paguajnë hipotekën e tyre kur të jenë 40 vjeç dhe dalin në pension në 55 vjeç.

Nathan, 21 vjeç, tha: “Ne jetonim me babanë për një vit, kjo ishte baza jonë, por natyrisht duhej t’i paguanim qiranë”.

Çifti i ri thuhet se jetonte në një dietë me fasule dhe brumëra kur ata filluan të kursenin për të blerë shtëpinë e tyre të parë.

Sipas huadhënësve të hipotekës Halifax, mosha mesatare e një blerësi për herë të parë në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ishte 31 vjeç. /Telegrafi/