Çifti bashkëshortor nga SHBA-të, dëshirojnë t’ia dhurojnë dikujt shtëpinë katërdhomëshe që kap vlerën e 45 mijë eurove (Foto)

E publikuar: 18/12/2017 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti bashkëshortor nga Ioëa e SHBA-ve kanë vendosur t’ia dhurojnë dikujt shtëpinë e tyre që kap vlerën e 45 mijë eurove, por me një kusht. Pronari i ri duhet të heq dorë nga vendi ku jeton dhe të vendoset në shtëpinë e tij të re.

Rodger dhe Linda Dolecheck shtëpinë e tyre katërdhomëshe janë munduar ta shesin për vite të tëra, por nuk kishin pasur sukses, transmeton Telegrafi.

Kjo familje shtatë vite më parë kishin ndërtuar një shtëpi të re, dhe për këtë arsye dëshirojnë “ta heqin qafe” të vjetrën, dhe nëse nuk lajmërohet ndonjë blerës apo dikush që dëshiron ta marrë, kanë paralajmëruar se do ta shembin gjatë këtij dimri.

“Dëshirojmë t’ja dhurojmë një familje që do të jetojë në të ashtu siç kemi jetuar ne”, ka deklaruar Rodger.

Sipas tij, kjo shtëpi ka vlerë historike pasi është ndërtuar para 100 viteve dhe fillimisht dëshironte t’ia dhuronte qendrës për histori.

“Kam dëshirë që dikush të zhvendoset dhe të jetoj në të”, ka shtuar Rodger i cili ka kujtime të mira nga shtëpia e vjetër. /Telegrafi/