Çifti bashkëshortor e kuptojnë se 11 vite më parë kishin pozuar rastësisht në të njëjtin imazh, ende pa u njohur me njëri-tjetrin (Foto)

E publikuar: 09/03/2018 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti bashkëshortor mbetën të habitur, kur e kuptuan se si rrugët e tyre u kryqëzuan një dekadë më parë para se dyshja të njiheshin.

Ye, 35-vjeç, rastësisht kishte gjetur veten në një fotografi të pushimeve të gruas së tij, Xue, e shkrepur në lindje të Kinës në vitin 2000, transmeton Telegrafi.

Bëhej fjalë për një udhëtim në të cilin të dy kishin marrë pjesë ku Ye kishte udhëtuar në Qingdao me një grup, kurse Xue ishte në të njëjtin qytet me nënën e saj.

Dyshja kanë deklaruar për Chengdu Business Daily, se këtë zbulim e kanë bërë gjatë 4 marsit.

“Po shikoja fotografinë ku gruaja ime po qëndronte ulur në sheshin May Four, ku një njeri prapa saj ishte kapur nga objektivi i aparatit. Reagimi im ishte shumë i thjesht, ‘oh prit, ky jam unë’”, ka shpjeguar Ye.

Kështu u kthye në shtëpi dhe gjeti fotografinë e pushimit të shkrepur më 28 korrik të vitit 2000, ku pozonte në foton e njëjtë në Qingdao.

Dyshja mbetën të shokuar kur panë djalin e ri, i veshur me bluzë të kaltër dhe pantallona të zi, që ishte shfaqur në dy fotografitë me pozën e njëjtë.

Ata kanë shpërndarë këtë fotografi tek miqtë e tyre, që shumica prej tyre besonin se ata ishin të “destinuar” të jenë bashkë.

Ye kishte takuar gruan e tij për herë të parë në vitin 2011 kur u kthye nga Chengdu, pasi diplomoi në universitetin e Suzhout.

Një vit më vonë ata u martuan, dhe madje realizuan një fotosesion në vendin ku për herë të parë janë fotografuar rastësisht dyshja. /Telegrafi/