Çiftet që shpenzojnë më shumë në dasmë, më të prirë të ndahen

E publikuar: 07/07/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Planifikimi i një dasme ëndrrash mund të jetë i kushtueshëm, por lajmi i mirë është se sa më e lirë të jetë dasma, aq më të mëdha janë gjasat që martesa të zgjasë.

Përderisa revistat për nuse dhe kompanitë e diamanteve vazhdojnë ta promovojnë idenë që dasmat duhet të jenë përrallore, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim që është pikërisht e kundërta ajo që i sjell dobi qëndrueshmërisë së martesës.

Për të ardhur në këtë përfundim, profesorët e ekonomisë, Andrew Francis-Tan dhe Hugo M Mialon, anketuan tre mijë njerëz të martuar, dhe gjetën që ka karakteristika të caktuara që e rrisin mundësinë e divorcit.

Spias studimit, shuma që çiftet që shpenzojnë në një unazë fejese, dhe ceremonia, janë anasjelltas të lidhura me qëndrueshmërinë e martesës – pasi që rëndësia bie mbi pamjen.

Ata gjetën që sa më shumë para që shpenzohen në divorc, posaçërisht në çmimin e një unaze, aq më të mëdha janë mundësitë për ndarje – psh. nëse unaza kushton më shumë se dy mijë dollarë.

“Raportimi që dukja e partnerit është e rëndësishme në vendimin për t’u martuar, është në mënyrë të konsiderueshme e lidhur me qëndrueshmëri më të shkurtër të martesës”, ka thënë njëri prej hulumtuesve, profesori Hung Mialon për The Independent.