Chrome do të lejojë luajtjen e videove të YouTube me butonët e tastierave dhe monitorëve

E publikuar: 09/02/2019 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke filluar nga muaji i ardhshëm Google Chrome do të ofrojë mbështetje për butonët multimedialë tek desktopët dhe tastierat e laptopëve.

Kjo do të thotë se kur shtypni “play” ose “pause” në tastierë Chrome duhet të përgjigjet menjëherë.

Funksioni do të lançohet me Chrome 73 në Windows, macOS dhe Chrome OS.

Butonët do të funksionojnë në nivel shfletuesi dhe jo tabesh që do të thotë se do funksionojnë edhe kur Chrome operon në sfond.

Nëse po shikoni një video YouTube dhe hapni një aplikacion tjetër ndërsa videoja po luhet, butoni “pause” do ta ndalojë videon.

Aktualisht funksionet janë të disponueshme në Chrome 73 Beta dhe Chrome Canary. /PCWorld Albanian