Chrome do të kujdeset për sigurinë e fjalëkalimeve tuaja

E publikuar: 05/02/2019 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke pasur në konsideratë hakimet e fundit dhe rritjen e intensitetit të tyre, shanset që fjalëkalimet juaj gjithashtu të kompromentohet janë rritur.

Një shtojcë e re e Chrome publikuar nga Google do tju asistojë në këtë drejtim. Sapo ta instaloni, Password Checkup thjeshtë do të qëndrojë në shfletuesin tuaj dhe tju paralajmërojë kur vendosni një emër përdoruesi apo fjalëkalime të pasigurtë.

Google thotë se shtojca e Chrome ka në zotërim një databazë prej 4 miliardë kredencialesh të kompromentuara në disa thyerje sigurie.

Kur shtojcat zbulon një fjalëkalim të pasigurtë, menjëherë do tu paralajmërojë me një kuti dialogu të madhe në ngjyrë të kuqe për të përditësuar menjëherë të dhënat.

Google gjithashtu thotë se shtojcat është dizajnuar e atillë që të mos shqetësojë përdoruesit.

Nga ana tjetër nëse ndiheni të kërcënuar për llogaritë tuaja, mjafton të vizitoni HaveIBeenPwned.com për të kontrolluar fjalëkalimet e llogarive tuaja nëse janë kompromentuar. /PCWorld Albanian