Chrissy: gjithçka në mua është false, bukurinë e kam falë ndërhyrjeve kirurgjike

E publikuar: 06/05/2017 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chrissy Teigen është ndër personalitetet e rralla që ka pranuar për ndërhyrjet e veta estetike.
Manekinia e famshme ka folur haptazi rreth korrigjimeve që i ka bërë në fizikun e saj dhe i ka befasuar të gjithë me këtë gjë.

“Gjithçka në mua është false, përveç mollëzave të mia. Me operacione i kam rregulluar buzët, hundën dhe ballin”, ka thënë gruaja e John Legend.

Chrissy Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend (Getty Images)
Po ashtu, ajo ka treguar se para dhjetë vitesh ka bërë edhe liposukcion (ndërhyrje për largimin e yndyrave) në sqetull.

“Ka qenë gjëja më e çmendur që kam bërë, por njëherësh edhe ideja më e mirë që kam pasur. Pas asaj ndërhyrjeje kam pasur më shumë vetëbesim kur vishesha me fustane pa krahë dhe kostume të larjes”, ka rrëfyer Chrissy.