Chris Bosh mund t’i bashkohet LeBron Jamesit te Lakers

E publikuar: 03/07/2018 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënshkrimi i LeBron James nga Los Angeles Lakers ka revolucionarizuar NBA-në.

Pika më logjike është kah Kawhi Leonard, i cili ka kërkuar të luajë në Lakers, të transferohet te skuadra nga “qyteti i engjëjve”.

Megjithatë Sean Deveney, gazetar sportiv dhe ekspert i transferimeve i Sporting News, vuri në dukje një mundësi që askush e kishte konsideruar: Chris Bosh.

Basketbollisti 34-vjeçar që nuk ka luajtur nga sezoni 2015-16 sepse janë zbuluar mpiksje të gjakut, ka këmbëngulur se mund të kthehet në parket duke pasur parasysh përparimet në medikamente antikoagulante që zvogëlojnë rrezikun e mpiksjes së gjakut.

“Ritakimi me LeBronin do të ishte një opsion për Bosh, lojtari i lirë, ku Rob Pelinka, menaxher i përgjithshëm i Lakersit, është mik i mirë i lojtarit të pensionuar. Megjithatë, gjasat për këtë janë të pakta pasi që Lakers do të duhet të vlerësojë nëse do të rrezikojë të transferoj me një lojtar që ka probleme shëndetësore”, tha Deveney.

Theksojmë se liga m ë e fortë e basketbollit në botë është bërë tejet interesante me lëvizjet e fundit të basketbollistëve.

Kujtojmë se pas Jamesit te Lakers, kampioni aktual Golden State Warriors i është përgjigjur me transferimin e DeMarcus Cousinsin. /Telegrafi/