Chiellini: Scudetto është qëllimi parësor, si fëmijë isha tifoz i Milanit

E publikuar: 21/11/2017 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, insiston se Scudetto është prioriteti i Zonjës së Vjetër këtë sezon.

Por, legjenda e Juves zbuloi se ishte tifoz i Milanit në fëmijëri, por kjo nuk e pengoi atë të jep maksimumin për fanellën e Juventusit.

“Mendoj se qëllimi jonë është që gjatë muajit mars të jemi konkurrent për të gjithë titujt”, ka thënë Chiellini për uebin e UEFA-s.

“Duhet të jemi një skuadër e vërtetë, nëse kemi sukses në këtë atëherë ne do jemi në garë për kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve”.

“Do tentojmë të fitojmë edhe Scudetton e shtatë radhazi, gjë që është qëllimi jonë primar. Jo kjo se Liga e Kampionëve është më pak e rëndësishme, por nëse mendon vetëm për LK-në, atëherë rrezikon t’i humbasësh të dyja”.

Chiellini foli për lidhjen që ka me Juven, por zbuloi se është rritur duke përkrahur Milanin.

“Idolli im i fëmijërisë ishte Paolo Maldini, unë isha tifoz i Milanit, ndërsa vëllai i Juves. Ishim të ndarë ashtu si mami e babi. Ai ishte juventin, ajo milaniste. Kishte rivalitet në familje”.

“Juventusi është familja ime tani, jam këtu për 12 vite dhe ky është sezoni im i 13 dhe kam luajtur mbi 400 ndeshje. Së fundi jam futur edhe në top dhjetëshe për klubin, kështu që ata janë pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tyre. Jam pjesë e historisë dhe për fat po vazhdojmë ta shkruajmë”.

14 dhjetor 2008: Chiellini gjatë një aksioni të Ronaldinhos ndaj Milanit (Getty Images)

“Të gjitha ata që kanë qenë te Juventusi edhe për pak muaj e kuptojnë se këtu ka diçka ndryshe. Jemi këtu për të bërë punën tonë dhe vendosemi në pozitën më të mirë të mundshme për ta bërë këtë. Te Juve flitet për kulturën e punës, e cila është bazikë e çdo suksesi dhe përcjelljet nga gjenerata në gjeneratë”.

“Fansat? Kam marrëdhënie të mirë me ata, kjo sepse unë jap gjithçka për fanellën dhe ata e vlerësojnë. Me stadiumin e ri ka ndryshuar çdo gjë në fushë, posaçërisht në ndeshje të mëdha. Ndjejmë diçka speciale”, përfundoi Chiellini. /Telegrafi/