Chiellini në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Realit në çerekfinale

E publikuar: 19/03/2018 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se Giorgio Chiellini nuk do të luajë në ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sipas Tuttosport, dyshohet se ka pësuar tendosje muskulore në ndeshjen kundër SPAL-it të shtunën.

Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 81-të dhe në vend të tij u fut Andrea Barzagli.

Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala duke festuar fitoren ndaj Tottenham Hotspurit (Foto: Getty Images)

Me këtë rast Chiellini do të mungojë edhe në miqësoret ndaj Përfaqësueses së Italisë kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Në ndeshjen e 3 prillit do të mungojë edhe Medhi Benatia për shkak të kartonëve.

Ndeshja e parë luhet në Torino, ndërsa e dytë në Berabeu më 11 prill.

Në rast se Chiellini mungon ai do të jetë mungesë e madhe, por Massimiliano Allegri si një teknik i madh që është do të gjejë një zgjidhje. /Telegrafi/