Chiellini ndaj Realit: Do përpiqemi deri në minutën e fundit

E publikuar: 03/04/2018 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e pranon se Real Madridi është favorit, por Zonja e Vjetër do të jep maksimumin deri në minutën e fundit.

Italiani thotë se në skuadër ka dëshirë për të fituar dhe për të vazhduar më tej.

“Atje ka dëshirë për të fituar”, ka thënë Chiellini për Premium Sport.

Giorgio Chiellini gjatë një dueli me Cristiano Ronaldon në finalen e Cardiffit (Foto: Getty Images)

“Të martën luajmë ndaj Realit, por edhe kur luajtëm ndaj Monacos kishim të njëjtën dëshirë. Ne përgatitemi për gjitha ndeshjet në mënyrë të njëjtë”.

“Duam të rritemi dhe të qëndrojmë në mesin e elitës, do përpiqemi deri në minutën e fundit që të kalojmë më tej”.

“Zidane ka qenë këtu dhe e din që më raste Juventusi din të tregojë diçka më shumë nga vetja”.

“Ata janë favorit, por ne duam të bëjmë mirë për tifozët, të cilët jetojnë për mbrëmje të tilla”, ka thënë Chiellini. /Telegrafi/