Chiellini: Juventusi nuk është i pamposhtur, Interi dhe Napoli janë rivalët për titull

E publikuar: 19/10/2018 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giorgio Chiellini ka folur rreth disa çështjeve për ekipin e tij, Juventusin, ndër to edhe për rivalët e tyre për titull kampion.  

Juventusi e ka nisur mirë sezonin duke fituar tetë ndeshjet e parë të sezonit 2018/19 në Serie A.

Zonja e Vjetër gjithashtu ka fituar shtatë herë radhazi titullin kampion në Itali dhe është skuadra që duhet të mposhtet.

Kapiteni i Juventusit, Chiellini ka thënë që ekipi i tij nuk është i pamposhtur, teksa ka theksuar se Napoli dhe Interi janë rivalët e tyre për titull.

“Juve të pamposhtur? Absolutisht jo: Nëse nuk ndeshemi në mënyrën e duhur apo nuk përdorim kokën, bëhemi të pambrojtur si gjithë të tjerët”, ka thënë fillimisht Chiellini për La Stampa.

“Barcelona dhe Real Madridi na kanë mësuar të luajmë në këtë mënyrë”.

“Napoli dhe Interi janë rivalët tanë më të mëdhenj për Scudetto”.

“Milani po rritet dhe Roma janë të rinj, por mendoj se ata po synojnë Ligën e Kampionëve [kualifikimin]”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/