Chelsea tregon aksidentalisht transferimin e Mateo Kovacicit?

E publikuar: 30/06/2019 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea e ka zbuluar aksidentalisht në ueb faqen e vet se është duke nënshkruar me të huazuarin nga Real Madridi, Mateo Kovacic.

Disa tifozë të skuadrës londineze kanë arritur t’i kapin disa pamje nga ueb faqja e klubit të tyre se po ndodh transferimi i kroatit në Stamford Bridge.

Sipas Telegraph Sport, mesfushori do t’u bashkohet Bluve për shumën prej 47 milionë eurosh, e që do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori.

Zinedine Zidane ka hequr dorë nga shërbimet e 25-vjeçarit , derisa ai po e kompleton siç duket transferimin te Chelsea në këtë afat kalimtar.

Me largimin e mesfushorit kroat, Real Madridi do të ketë hapësirë edhe për një transferim, ndërsa në listën e tyre janë Paul Pogba dhe Christian Eriksen.

Kovacic kaloi si i huazuar në sezonin që lamë pas te skuadra londineze, duke bërë disa paraqitje të mira, për t’i bindur kështu anëtarët e bordit të klubit anglez që ta transferojnë.

Chelsea do të ketë hapësirë që ta realizojë këtë transferim deri më 1 korrik, pasi dënimi i FIFA-s hyn atëherë në fuqi dhe nuk do të ketë më të drejtë të bëjë transferime të tjera. /Telegrafi/