Chelsea synon yllin e Dortmundit

E publikuar: 20/11/2020 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është duke bërë një lëvizje për yllin e Borussia Dortmundit Jude Bellingham.

17 vjeçari është bërë lojtari i tretë më i ri në histori të Kombëtares së Anglisë, kur e bëri debutimin e tij me “Tre Luanët” javën e kaluar, dhe po shihet si një alternativë më e lirë për Frank Lampard, pasi që synimi kryesor Declan Rice si duket është transferim shumë i shtrenjtë për skuadrën londineze.

Bellingham u transferua tek Dortmundi nga skuadra e Birmingham këtë verë, por si duket “Blutë” po planifikojnë të bëjnë edhe një transferim tjetër nga Bundesliga gjermane, pas marrëveshjeve me Kai Havertz dhe Timo Werner më herët këtë vit.