Chelsea synon transferimin e Bentekes

E publikuar: 19/01/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea janë të prirur për të marrë sulmuesin e Crystale Palace, Christian Benteke në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Chelsea po eksploron mundësinë e një lëvizje huazimi për sulmuesin belg, Benteke.

Antonio Conte është i etur për të nënshkruar këtë muaj me një sulmues me përvojën e duhur në Ligën Premier për të ndihmuar skuadrën drejt përfundimit në top katërshe.

Benteke thuhet se është ndër kandidatët e identifikuar nga hierarkia e Bluve për të arritur në këtë afat kalimtar, teksa në garë janë edhe Edin Dzeko dhe Petr Crouch.

Benteke duke festuar një gol e tij ndaj Leicester Cityt këtë sezon (Getty Images)

Kampionët e Premier Ligës do të preferonin të huazonin Benteke për pjesën tjetër të sezonit, por Palace thuhet se nuk është i gatshëm të marrë në konsideratë një kalim të përkohshëm.

Shqiponjat, megjithatë, mund të jenë të gatshëm të lënë sulmuesin belg për një marrëveshje të përhershme.

Chelsea do të preferonte të nënshkruante një huazim pasi ata presin që Conte të largohet nga klubi në verë dhe trajneri i ri do të synonte emra tjerë.

Megjithatë, me kalimin e kohës Chelsea mund të jetë i detyruar të paguajë një tarifë të konsiderueshme transferimi për të siguruar një sulmues të ri. /Telegrafi/