Chelsea rivalizon Realin dhe Unitedin për Pochettinon

E publikuar: 03/02/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit londinez, Chelsea.

Blutë thuhet se janë të gatshëm të largojnë italianin Maurizio Sarri pas përfundimit të sezonit.

Trajneri italian thuhet se nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit londinez dhe tani ata po shikojnë për pasuesin e tij.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, Chelsea është shfaqur befasisht si pretendentë në betejën për të marrë Pochettinon nga Tottenhami.

Pochettino shihet si pasues i Sarrit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi thuhet se është kandidati kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit te Manchester United në fund të sezonit, por gara për të veçse është shtuar.

Edhe Real Madridi dhe presidenti i tyre Florentino Perez kanë qenë prej kohësh admirues së punës së tij te Tottenhami.

Megjithatë, duke parë kohëve të fundit një zhytje në formë të ekipit nën drejtimin e Sarrit, Chelsea është klubi i fundit që thuhet se po e vështron atë.

Dështimi për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm mund të shihte Sarrin e larguar nga Stamford Bridge pas vetëm një viti dhe Pochettino është favoriti i parë i bordit të Bluve për ta pasuar atë. /Telegrafi/