Chelsea rivalizon PSG-në për Alex Sandron

E publikuar: 22/11/2018 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Sandro duket se po kalon muajt e fundit si futbollist i Juventusit.

Mbrojtësi brazilian ka kërkuar largimin nga Zonja e Vjetër edhe gjatë afatit kalimtar të verës por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Juventus refuzoi të gjitha ofertat për të dhe Sandro vazhdoi të luante për Bianconerët.

27-vjeçari u ka bërë me dije zyrtarëve të klubit se dëshiron largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Alex Sandro (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Tuttosport ka raportuar se Chelsea dhe PSG janë dy skuadrat që po e duan mbrojtësin e majtë.

Juventus është gati ta lë të lirë yllin e tyre vetëm nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro.

Kujtojmë që kontrata e Sandros me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit 2020 ndërsa nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Sandro iu bashkua kampionëve të Italisë në vitin 2015 nga Porto për 26 milionë euro. /Telegrafi/