Chelsea pret oferta për Drinkwater

E publikuar: 19/08/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është e hapur për oferta në drejtim të mesfushorit anglez, Danny Drinkwater, i cili nuk ka bindur trajnerin Maurizio Sarri.

Anglezi u transferua sezonin e kaluar nga trajneri Antonio Conte si zëvendësim për Nemanja Matic, i cili kaloi te Manchester United.

Megjithatë, Drinkwater dështoi të tregoj vlerat e tij, të cilat i tregoi në vazhdimësi te Leicester City.

Sipas mediumit Daily Mail, mesfushori anglez ka dështuar të bind edhe trajnerin e ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Sarri, 59 vjeç, është i hapur ndaj ofertave për ish-yllin e Leicesterit, i cili filloi vetëm pesë ndeshje me fituesit e Kupës FA sezonin e kaluar.

28-vjeçari nuk ka arritur të shfaqet as në dy ndeshjet e para të Ligës Premier për Blutë, ku kanë shënuar fitore ndaj Huddersfield dhe Arsenal.

Drinkwater u kufizua në vetëm 30 minuta në humbjen e FA Community Shield kundër Manchester City.

Gjatë javës së fundit të afatit kalimtar veror, Chelsea provoi ta fus anglezin në marrëveshje për transferimin e Wilfried Zaha nga Crystal Palace. /Telegrafi/