Chelsea i pandalshëm, fitorja e 12 radhazi dhe pa Costa-n

E publikuar: 26/12/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Diego Costa nuk ishte në fushë në ndeshjen ndaj Bournemouth, Pedro e bëri më së miri punën ë tij të sulmuesit për Chelsea-n e Conte në ndeshjen e fundit, ku “Blutë e Londrës” triumfuan pastër 3-0, duke siguruar fitoren e 12 radhazi.

Në ndeshjen ku fitorja nuk u vu thuajse në asnjë rast në diskutim, goli i parë erdhi në minutën e 24 me Pedron, ndërsa Hazard dyfishoi shifrat me të nisur pjesa e dytë. Më pas, për të besuarit e Conte-s ishte gjithçka e lehtë për t’u menaxhuar, madje në minutat e shtesës, spanjolli arriti të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, duke e vulosur në 3-0 rezultatin e kësaj sfide.

Po këtë të hënë u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 18 në Premier League, ku Arsenal u shpëtua vetëm 3 minuta para fundit nga francezi Giroud, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj WBA.

Manchester United mori pikët e radhës, teka mposhti 3-1 në fushën e tij Sunderland. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Leicester vazhdojnë të hedhin hapa të gabuara, duke u mposhtur 0-2 në shtëpi nga Everton.

/ Top Channel