Chelsea mposht Tottenham-in me golat e Marcos Alonsos (VIDEO)

E publikuar: 20/08/2017 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pas humbjes në xhiron e parë, kampioni në fuqi Chelsea ka mposhtur rivalin lokal Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1, njofton Klan Kosova.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Marcos Alonsos në minutën e 24, por më pas fal një autogoli nga Michy Batshuayi, rezultati u barazu në 1-1, në minutën e 82 të ndeshjes.

Kur u mendua se loja do mbyllej me barazim, Marcos Alonso doli në skenë përsëri duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 88.