Chelsea monitoron Ramseyn

E publikuar: 16/03/2018 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është duke e monitoruar situatën e mesfushorit Aaron Ramsey te Arsenali dhe pritet të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori 27-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantin londinez.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes dy palëve dhe uellsiani mund të largohet nga Emirates.

Mediat angleze raportojnë se skuadra rivale nga Liga Premier i duan shërbimet e Ramseyt.

Sipas mediumit Daily Mirror, Blutë e Londrës shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për yllin e Arsenalit.

Skuadra e Contes po ka probleme në organizimin e lojës dhe me vetëm Cesc Fabregasin në skuadër, Antonio Conte dëshiron një emër të ri.

Kështu, deri në fund të sezonit, drejtuesit e Bluve do të monitorojnë situatën e Ramsey dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me Arsenalit atëherë Chelsea do tentoj transferimin.

Çmimi i Ramseyt mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/