Chelsea mendon transferimin e Oblakut nëse Courtois largohet

E publikuar: 13/10/2017 03:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea do të përpiqet të nënshkruajë me portierin Jan Oblak nëse Thibaut Courtois vendos të largohet gjatë verës së ardhshme.

Reprezentuesi belg ende nuk është pajtuar me vazhdimin e kontratës së re dhe është lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Real Madridi dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat e prirura për të fituar shërbimet e Courtoisit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019.

25-vjeçari kaloi tri vite të jashtëzakonshme me Los Rojiblancos në mes të viteve 2011-2014, duke fituar La Ligan, Ligën e Evropës dhe Copa Del Rey.

Courtois me njërin nga trofetë e fituar me Atleticon

Sipas 101Greatgoals, nëse Courtois do të largohet për kampionin spanjoll, Chelsea do të hyjë me të gjitha forcat për Oblakun e Atleticos.

Megjithatë, për të fituar shërbimet e portierit slloven, skuadrat e mëdha spanjolle duhet të mposhtin konkurrencën e disa ekipeve tjera me emër të madh.

Kjo pasi slloveni është gjithashtu një objektiv për Manchester Unitedin, nëse Davidi De Gea duhet të largohet për Realin, ndërsa edhe Juventusi e sheh si zëvendësues të Gianluigi Buffonit.

Në garë për Oblakun është edhe Paris Saint-German, ndërsa çmimi i tij mendohet të sillet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/