Chelsea me fitore minimale ndaj PAOK-ut

E publikuar: 20/09/2018 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka regjistruar fitore prej 1-0 si mysafir i PAOK-ut në Selanik, në ndeshjen e parë grupore të Europa League.

Sfida e vlefshme e Grupit L u mbyll me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë nga Willian (7′).

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që Blutë siguruan tri pikët e para në fazën grupore.

https://www.dailymotion.com/video/x6txfz0

Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Vidi FC dhe BATE Borisov.

Me golat e Jasse Tuominen dhe Egor Filipenko, BATE siguroi tri pikët e para.

Kështu, në krye të Grupit L është BATE Borisov për shkak të golaverazhit më të mirë në raport me Chelsean.

PAOK-u dhe Vidi nuk kanë asnjë pikë pas xhiros së parë. /Telegrafi/