Chelsea – Man City, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

E publikuar: 30/09/2017 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet për ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez, Ligës Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqirë të Qytetarëve në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez.

Skuadra e Antonio Contes është e motivuar nga fitorja e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit dhe dëshiron të vazhdoj me fitore edhe në kampionat ndaj Cityt.

Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas nuk di për humbje në këtë fillim sezoni në Ligën Premier dhe duan të dalin të pamposhtshëm edhe nga Stamford Bridge.

Dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa takimi fillon nga ora 18:30. /Telegrafi/

ChelseaCourtois; Cahill, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Bakayoko, Fabregas, Alonso; Hazard; Morata.

Man CityEderson, Walker, Stones, Sterling, De Bruyne, Delph, Sane, Silva (C), Fernandinho, Otamendi, Jesus