Chelsea ka gati ofertën e lartë për Skriniarin, sllovaku mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

E publikuar: 24/11/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është gati të bëjë një ofertë të ‘çmendur’ për ta transferuar mbrojtësin Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në dy vitet e fundit me Interin.

Por klubi italian mund ta humbas lojtarin i cili është tunduar nga milionat e ekipeve angleze.

E përditshmja italiane Tuttosport ka shkruar se Chelsea është gati ta bëjë Skriniarin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Maurizio Sarri i ka konfirmuar drejtuesve të klubit se e dëshiron me çdo kusht sllovakun.

Kësisoj Chelsea pritet të tentojë transferimin e tij me një ofertë prej 80 milionë euro.

Por vështirë të besohet se Interi do të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi po i përgatit një kontratë të re me rritje page.

Mbetet të shihet nëse klubi italian do të tundohet nga shuma 80 milionë euro, kur kihet parasysh se dy vite më parë pagoi 34 milionë për ta transferuar Skriniarin nga Sampdoria.

Interesim për mbrojtësin 23-vjeçar ka shprehur edhe Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/