Chelsea ka gati 50 milionë euro për Vidalin

E publikuar: 21/12/2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas “Don Balon”, Arturo Vidal po kërkon një sfidë të re dhe të luajë në Premier League për Chelsean nën urdhrat e ish trajnerit Antonio Conte.Raportohet se londinezeët kanë një ofertë në tavolinë për Vidalin , për t’iu bashkuar atyre sezonin e ardhshëm.

Përflitet se 50 milionë euro mund të jetë shuma që skuadra e angleze ka për mesfushorin e Bayern Munichut.

Vidal ishte një nga lojtarët kryesorë të Contes kur luante te Juventusi, por gjithashtu është një lojtar i rëndësishëm edhe për Bayernin. /Telegrafi/