Chelsea i Sarrit e nis sezonin e ri me fitore bindëse në udhëtim te Huddersfieldi

E publikuar: 11/08/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka fituar në udhëtim me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e javës së parë të Ligës Premier ndaj Huddersfield Town.

Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri, e ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me fitore të lehtë në udhëtim.

Sarri e nis me fitore aventurën në Ligën Premier (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët dominuan në çdo minutë dhe pjesë të fushës, teksa shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i Bluve në këtë sezon erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes dhe u shënua nga N’Golo Kante, i cili u asistua nga Willian.

Kante shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte i ardhuri këtë verë nga Napoli, Jorginho, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Jorginho debuton me gol në Ligën Premier (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Bluve, të cilët vazhduan të dominojnë dhe menaxhojnë lojën, teksa shënuan edhe një gol.

Festa e Pedros me Hazardin (Getty Images)

Pas disa rasteve të mira të krijuara, por që nuk rezultuan me gol, në skenë doli Pedro Rodriguez, i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Në javën e ardhshme, Blutë i presin në Stamford Bridge rivalët lokal të Arsenalit, ndërsa Huddersfield udhëton te Manchester City. /Telegrafi/