Chelsea i bënë presion Hazardit për kontratën e re, për të shmangur Real Madridin

E publikuar: 03/11/2018 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea po e shtyn Eden Hazardin për të rihapur bisedime për kontratën e re, pasi duan të shmangin çdo transferim te Real Madridi.

E ardhmja e yllit belg ka qenë në diskutim tash e sa muaj dhe Hazard më së shumti është lidhur me një kalim te Real Madridi.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, drejtuesit janë duke e ndier rrezikun dhe duan ta blindojnë lojtarin e tyre kryesor.

Ky medium raporton se Chelsea dëshiron të mbështetet në pasigurinë menaxheriale të Real Madridit dhe të rihap bisedimet e kontratës me Hazard.

Hazard është në dilemë për të ardhmen e tij (Getty Images)

Hazard thuhet se është duke pritur një shenjë nëse Reali do të bëjë ndonjë lëvizje për atë, para se të marrë një vendim mbi kontratën e re të paraqitur nga Chelsea.

Por, me Realin në rrëmujë pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Chelsea shpreson se pasiguria e tyre do të ofrojë një dritare për ata që të ri-negociojnë me 27-vjeçarin belg.

Hazard ka folur hapur duke thënë se do të qëndrojë këtë te Chelsea deri në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, para disa muajsh kishte deklaruar se ëndërron kalimin te Real Madridit dhe se të Blutë nuk do të qëndrojë gjithë jetën. /Telegrafi/