Chelsea fiton ndaj Derbyt, vazhdon në fazën tjetër të EFL Cup

E publikuar: 01/11/2018 05:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka fituar ndaj Derby County me rezultat 3-2 në kuadër të 1/8 e finales të EFL Cup.

Blutë ishin më të mirë në këtë ndeshje duke kontrolluar lojën, posaçërisht me anë të posedimit të topit.

Në minutën e pestë Fikayo Tomori shënoi në portën e tij dhe kështu Chelsea kaloi në epërsi.

Martyn Waghorn duke festuar golin me bashkëlojtarët (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Barazimi i rezultatin erdhi pas katër minutash me golin e Jack Marriott. Por, në minutën e 21-të Derby shënoi prapë në portën e tyre, këtë herë me anë të Richard Keogh.

Në 2-2 rezultatin e barazoi Martyn Waghorn (27′), ndërsa Cesc Fabregas (41′) riktheu epërsinë e Bluve, që në fund ishte goli i fitores.

Festa e Cesc Fabregas që në fund doli të jetë festa e fitores (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte më pak raste, ishte Gary Cahill (60′) për vendasit, ndërsa Richard Keogh (85′) dhe David Nuget (89′) rrezikuan portën e Wilfredo Cabelleros.

Kundërshtari në fazën tjetër do të dihet pas shortit. /Telegrafi/