Chelsea fillon stërvitjet para sezonale me Conten, por Blutë nuk e përmendin fare në faqen zyrtare   

E publikuar: 07/07/2018 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situatë e çuditshme u tregua sot (e shtunë) te Chelsea nga fakti që Antonio Conte ishte në stërvitjet para-sezonale, por asnjëherë nuk u përmend apo nuk u pa në faqen zyrtare të klubit.

Skuadra nga Stamford Bridge është e vendosur për të larguar Conten dhe për të sjellë në skuadër italianin tjetër, Maurizio Sarri.

Por, Blutë së pari duhet të sigurojnë që trajneri italian ka ndërprerë kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë me Napolin.

Ndërkohë, lojtarët e Chelsea filluan trajnimin para sezonit në Cobham sot (e shtunë) dhe faqja e klubit postoi një galeri të fotografive nga sesioni stërvitor.

E dukshme ishte mungesa e Contes, edhe pse gazetarët në vend sigurojnë se ai ishte i pranishëm së bashku me stafin e tij.

Deri tani, janë vetëm 11 lojtarë të pranishëm dhe ata stërvitën me një vrapim të lehtë në ditën e parë.

Në anën tjetër, Calciomercato.it janë të bindur se Chelsea do të njoftojë largimin e Contes dhe ardhjen e Sarrit gjatë ditës së hënë. /Telegrafi/