Chelsea, Fabregas i pakënaqur me minutat e pakta

E publikuar: 25/01/2017 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cesc Fabregas i pakënaqur. Duket se kohët e fundit polemikat nuk mbarojnë në dhomat e zhveshjes së Chelsea-t. Pas debatit tashmë të lënë pas mes Diego Costa dhe trajnerit Antonio Conte, një tjetër emër i rëndësishëm i Bluve të Londrës, ka shprehur rezerva në lidhje më minutat e pakta që i vihen në dispozicion. Cesc Fabregas dikur në kohën kur Chelsea drejtohej nga Jose Mourinho ishte një titullar i padiskutueshëm, ndërkohë që sot, kur në krye të stolit të klubit anglez ndodhet një tjetër emër, situata nuk duket dhe aq komode për spanjollin. Deri më tani mesfushori, numëron vetëm 5 takime të nisura që nga minuta e parë. Shumë pak për një futbollist i cili pretendon se meriton më shumë dhe këtë gjë nuk e ka fshehur aspak 29-vjecari i cili deklaroi se ndihet i trishtuar kur nuk dhe luan dhe se meriton më shumë minuta.

“Futbolli është gjithcka për mua. Luaj për të fituar dhe e shijoj në maksimum cdo ndeshje. Është e vertetë që ky sezon nuk ka qënë më i miri për mua dhe ky fakt më trishton. Mendoj se meritoj më shumë minuta, por ky është një vendim që i takon trajnerit. Personalisht përpiqem që sa herë emri im thirret, të japë më të mirën time.”

Më tej mesfushori foli dhe për ndeshjen e fundjavës kundër Brentford, takim i vlefshëm për FA Cup. Fabregas shpreson që të jetë titullar në mënyrë që të rifitojë besimin e teknikut Antonio Conte.