Chelsea e mbyll vitin me bilance pozitiv prej 15 milionë funte

E publikuar: 30/12/2017 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka informuar se e ka mbyllur vitin me një profit prej 15.3 milionë funte.

Kampionët e Ligës Premier kanë marrë 361.3 milionë funte  – apo 9.8 për qind nga viti paraprak që ishte 329.1 milionë funte.

“Më vjen mirë që iu informojë se klubi ka arritur një vit shumë të mirë komercial për sezonin 2016/2017”.

“Biznesi ynë ka vazhduar të rritet pasi jemi kthyer edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Fansat tonë luajnë një rol shumë të rëndësishëm, duke e mbështetur klubin tonë drejt trofeut në Ligën Premier. Ne i falënderojnë fansat, partnerët dhe stafin për sukseset e sezonit 2016-17”, ka thënë Bruce Buck.

Chelsea për sezonin 2017-18 pritet të ketë financa më të mëdha, pasi klubi do të fitojë edhe nga Liga e Kampionëve, ndërsa edhe marrëveshja me Niken e rrit buxhetin. /Telegrafi/