Chelsea e dëshiron me çdo kusht Skriniarin, londinezët të gatshëm ta bëjnë sllovakun mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

E publikuar: 19/11/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende nuk i ka mbushur gjashtë muaj që nga transferimi tek Inter, por ai është bërë lider në mbrojtjen zi kaltër.

Fjala është për mbrojtësin fantastik, Milan Skriniar i cili ka shkëlqyer në këto 12 ndeshjet e para me Interin.

Sllovaku i talentuar përveç që ka qenë i pakalueshëm në mbrojtje ka shënuar edhe dy gola me ‘Neroazzurrët’.

Kjo ka bërë që për të të shpreh interesim gjiganti spanjoll Barcelona e cila e dëshiron transferimin e tij në ‘Camp Nou’.

Skriniar ka qenë lider në mbrojtjen e Interit këtë edicion

Por tani në garë për mbrojtësin e talentuar është futur edhe kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Sipas medieve angleze, Antonio Conte e vlerëson shumë mbrojtësin shtatlartë dhe po e kërkon në Londër.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për transferimin e sllovakut në ‘Stamford Bridges’.

Në rast se Inter do ta pranojë këtë ofertë, atëherë talenti i Kombëtares së Sllovakisë do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

22-vjeçari iu bashkua Interit gjatë afatit kalimtar të verës nga Sampdoria për 23 milionë euro. /Telegrafi/