Chelsea dhe United i futën garës për Vidalin

E publikuar: 22/07/2018 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arturo Vidal po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Bayernit.

Mesfushori kilian si duket nuk është në planet e trajnerit kroat Niko Kovac.

Kovac i ka bërë me dije lojtarit që të shikoj një klub të ri pasi nuk llogaritë shumë në shërbimet e tij.

Napoli dhe Inter janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për mesfushorin kilian.

Arturo Vidal. (Getty Images)

Por së fundmi garës iu kanë bashkangjitur edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Mediat angleze kanë raportuar se si Chelsea ashtu edhe United janë të interesuara seriozisht për transferimin e Vidalit.

Bayerni e vlerëson yllin e tyre rreth 45 milionë euro, para që nuk janë problem për klubet angleze.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho e vlerëson shumë kilianin dhe Djajtë e Kuq shihen favorit për transferimin e tij. /Telegrafi/